Gazela e një dashurie të paparashikuar

By: Federico Garcia Lorca

Shq: M.P.

Askush nuk e kuptoi aromën
e manjolës së errët të fundbarkut tënd.
Akush nuk e dinte që ti torturoje
mes dhëmbëve një coliber të vogël dashurie

Njëmije kuaj të vegjël Persian ranë në gjumë
në sheshin me hënë të ballit tënd
ndërsa për katër net me rradhë unë përqafoja
belin tënd, armikun e dëborës

Midis suvasë dhe jaseminit, vështrimi yt
ishte si një degë e zbehtë me farëza.
Kërkova brënda gjoksit tim për të të dhënë 
gërmëzat e fildishta të fjalës përgjithmonë

“përgjithmonë”, “përgjithmonë”, kopështi i agonisë 
trupi yt, gjithmonë i arratisur
ky gjaku i venave të tua në gojën time
goja jote tashme dritëshuar për vdekjen që më pret.