MËNGJES HERËT

Nga: Federico García Lorca

Shqip: Merita Paparisto

Por si dhe dashuria
harkëtarët 
janë të verbër.

Në natën e gjelbër
shigjetat
lenë gjurmë zambakësh
të eksituar.

Thembra e hënës
dërmon retë e purpurta
dhe ato drithërohen
të mbushura me vesë.

Ajme, por si dhe dashuria
harkëtarët
janë të verbër!