Kujtime


Nga: Henry Wadswarth Longfellow

Shqipëroi: Maks Rakipaj

Shpesh kujtoj ata, që dikur kam njohur
Në ditët kur prej tyre jam tërhequr
Si me magnet, por, kurrë s'kanë vdekur,
Kujtim i tyre kurrë s'është ftohur.

Telashe kam patur shumë në jetë,
Ndërkaq mbi ata, mbinte' rritej bari,
Me myshk u mbulohej guri i varrit, 
Ku përveçse emrit s'duket gjë tjetër.

Po ata çka ndjejnë? Shkuan kaq vite.
Më kujtojnë ata, po kështu thua,
Kujtime të mira kanë për mua?
Ndruhem të pyes; përse kjo dreq frike?

Ëndjet si dhe lulet, fishken e vdesin,
Por rrënjët ama, të përjetshme mbesin.