KAM NJË MILION BILBILË


Nga: Mahmoud Darwish

Shqip: Maksim Rakipaj

Këmbë dhe duar mund të m'i lidhni
cigaret dhe fletoret mund të m'i hiqni
gojën të ma mbushni me dhé:
por poezinë e kam gjak të zemrës sime që rreh,
kripën e bukës, dritën e syve.
Të hekurt kam vështrimin, me thonj do ta shkruaj,
në birucën e burgut do ta këndoj,
në nevojtore
në stallë
nën goditje
në pranga
duke u përpëlitur
me vargoj lidhur.
Një milion bilbilë brenda meje janë
këngën e luftës sime të këndojnë.

© Maksim Rakipaj