MËSHIRË PËR KOMBIN... 


Nga: Lawrence Ferlinghetti

Shq: Maksim Rakipaj

Mëshirë për kombin që ka popull dele 
dhe udhëheqësit barij të këqij.
Mëshirë për kombin ku udhëheqësit gënjejnë
të mençurit s'flasin 
dhe fanatikët gëlojnë në radio dhe TV.
Mëshirë për kombin që zërin s'ngre
veç për të lëvduar pushtuesit
rrugaçët i shpall heroj
dhe që shpreson me dhunë
botën të komandojë
Mëshirë për kombin që gjuhë tjetër s'njeh
veç gjuhës së vet
Asnjë kulturë tjetër veç të vetës
Mëshirë për kombin që shpirtin ka te paratë
dhe fle gjumin e atyre
që kanë plëncin gjithnjë plot
Mëshirë për kombin-oh, mëshirë për njerëzit
që lejojnë të drejtat t'u shkelen
dhe liritë t'u flaken tej
Adheu im, qaj për ty
o tokë e ëmbël lirie!

Shënimi im: kjo poezi është frymëzuar nga "Kopshti i Profetit" i Kahlil Gibran-it (e gjeni në botimet Toena, me titullin "Profeti dhe Kopshti i Profetit, me shqipërimin tim)

© shqipëroi Maksim Rakipaj