Lamtumira e përmes ujnave.

Nga: Wen Tingyun

Shq: Sait Saiti

Kjo kalá e shkretë me gjethe t'verdheme plot,
Shpinden ia ktheve tashma qytetit të djalit.
Era ka me të bartë tuj iu ngjitë Jangtsesë,
Me agsholin ke me u falë te rrazët e malit.

Sa të shumtë ata që brigjeve sprovue,
ta diktojnë kthimin nga lundrimi i vetmuem.
Po kur të kena herës tjetër me u takue
Do të çojmë kupat me përtri sytë e rrudhun.

Wen Tingyun, Lamtumira e përmes ujnave, 812-870