DËSHIRË PËR ASGJË.


Nga: Lauren Mendinueta

Shqip: Maksim rakipaj

Ende herët është.
Mijra netë mbi tokë kanë rënë,
mijra të tjera më parë,
veç nuk është ende vonë.

Era përqafon shtëpinë aq fuqishëm,
të thuash se është nënë marrosur nga dashuria. 
Por era s'ka si të dashurojë.

Kam frikë. 
Deti nuk është larg prej këtu 
dhe unë jam rëra ku shkapeten
të papërmbajturat, të çmendurat dallgë. 
Pak më tej, pikërisht në qendër të stuhisë, 
kërkoj me sy arsyen e këtij tërbimi. 
Më hipën një dëshirë të fshikulloj këtë natë
dhe gjak ta bëj.

Një dëshirë pafund
të kem diçka që s'dorëzohet kurrë.