Sa për t'ua thënë


Nga: Idea Vilaririño

shq: Maksim Rakipaj

Çfarë bij kurvash
çfarë kafshësh,
si t'ua thuash ndryshe,
si,
cili gisht akuzues do të mjaftonte
ç'mallkim
ç'lotë
cila fjalë që të mos jetë fyerje
do të shërbente
jo për t'i mallëngjyer,
as për t'i bindur,
as për t'i ndaluar.
Të paktën sa për t'u a thënë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj