Nga Sirtari

Nga: Kostandinos Kavafis

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Doja ta varja te muri i dhomës.
Por lagështira në sirtar e pati ronitur.
Këtë fotografi s’e vendoskam dot në kornizë.
Duhej ta kisha ruajtur më mirë.

Këto buzë, kjo fytyrë,
ah, një orë, mos një ditë,
veç e shkuara të kthehej, qoftë dhe pak çaste.

S’kam si e vendos në kornizë.

Pastaj, edhe të mos qe kaq e ronitur,
përsëri do të kisha frikë,
nëse ‘kush është’ do të pyesnin një ditë
kush e di si do të më dridhej zëri.