Anri Sala: Arti shërbyes për të emancipuar raportin tone me mjedisin e rrethanat

Nga: Sabina Darova

Në shkrimin tim të mëparshëm ku flisja për artin kontemporan në Shqipëri, ndër emrat e përmendur, citova dhe dy emra shume të rëndësishëm sot në botë,  përsa i përket artit pamor, Anri Sala dhe Adrian Paci.
Këtu do ndalem me të parin, Anri Sala.
Sala, në moshen 11 vjeç i seleksionohen dy punime në pikture për një ekspozitë të talenteve të reja në Galerine e Arteve në Tiranë. Kur shkon së bashku me prindërit në hapjen e ekspozitës, i çuditur vëren që pikturat e tij nuk ishin më. Ishin hequr, pasi dikush i kishte gjykuar se ishin të ndikuara nga arti i ndaluar.  Pikturat e 11-vjeçarit pasqyronin veçse një emocion perballë një pejsazhi me pemë dhe një natyre të qetë me mollë. Në këte moment, Anri ndjen atë diçkanë e padukshme e të pakuptimtë që e paragjykon, e ndrydh dhe e kufizon.
Dhe pikerisht e padukshmja eshteajo që e ngacmon atë. Atij i interesojnë  ato hallka apo mjete komunikimi që jo domosdoshmerisht perkojnë me gjuhen, pasi efikasiteti i saj komunikues i ngjan shpesh herë reduktiv. Për të rendesi ka heshtja, sepse ka pritje, suspanse, kohe, eksperience , qe don te thotë ndjesi qe nuk mund të komunikohen përmes elokuencës së gjuhës. Këtu merr fuqi vepra e tij dhe fillon të prodhojë.
Po kush eshte Anri?
Lindur në Tirane, 1974, kryen studimet në Institutin e Arteve në Tirane. Studime qe kryhen në periudhen e tranzicionit, nga një sitem i eger komunist ku sundon  çensura, kalohet në nje sistem anarkik. Kupton që fakti i të qenurit i lirë per tu shprehur në çdo formë, mund ta bente peng të lirise së gjetur. Nuk mund të behej impresionist apo surrealist, pasi ato ishin levizje që kane pasur aresyet e tyre sociale, politike apo historike. Kështu që fillon te eksperimentojë në mediumin e videos për të dëshmuar aresyet sociale e historike të periudhes ku ai jeton. Në moshën 22 vjeçare zgjedh që të shkoje në Paris sepse është nje nga qendrat më të rëndesishme të kulturës bashkekohore.
Aty realizon videon e parë "Intervista" (1998), ku personazh është nëna e tij. Ai i kërkon të jëmës që të shohë një intervistë të sajen në kohen e komunizmit,kur ajo ishte sekretare e komitetit qëndror të Rinisë. Filmi ishte pa zë. Gjetja e fjalëve nëpërmjet ndihmës së shkollës së gjuhë-memecave që dinin të lexonin nepërmjet levizjes së buzëve ,krijoimundesinë për të zhvilluar nje bashkëbisedim të ri me nenën, për të parë se çfarë kishte ndyshuar gjatë periudhës 20 vjeçare .
"Intervista", një tjetër video e performance"Finding words" janë nje lloj ushtrimi interpretues, një sforcimpër të ndërtuar një urë midis distances të së  kaluarës dhe aktualitetit: Një histori që sqaron në një shumellojshmëri vështrimesh të fiksuara, që neutralizojnë sensin e objektivitetit.
Një tjetër shembull i video arte, është "Me rijepni ngjyrat", ku Sala vendos në situata reale braktisjen dhe dekurajimin shoqëror e urban, ngjyra të forta e të gezueshmepër të nënvizuar distancen e ftohtë midis objektivitetit dhe dëshires së artistit, në nje realitet që disa herë riprodhohet e disa herë reale, ku tregon iniciativen e Edi Rames ( kryeministrit) që vendos t'ju jap fund ngjyrave gri te ndertesavenë Tiranë, duke i ngjyer me ngjyra të ndryshme. Keshtu behet një patchwork ngjyrash.
Tek "1395 ditë pa te kuqen" (2011), nje film për Bosnjen, e cila përkon me kohezgjatjen e rrethimit të Sarajevës, kur njerezve ju keshillojej të mos vishnin rroba të kuqe apo me ngjyra të forta, që të mos terhiqnin vemendjen e snajperëve. Filmi merr përsipër të tregojë ketë jo si nje ngjarje, por menyrën se si mbahet mend dhe se si ripërjetohet kjo ngjarje traumatike: Çdo të thotë të jetosh me frikë çdo ditë dhe per katër vjet, dhunë psikologjike e pritjes në udhekryqe, ankthi, frymëmarrja e renduar, kombinimi i frikës me guximin për të gjetur çastin e volitshëmpër të kaluar. Pra Sala i jep rëndësi gjuhës së gjestit. Gjesti është mënyra sesi trupi regjistron dhe mban mend.
Një veçanti tjetër e Salës,  është tërheqja e tij ndaj muzikës dhe perdorimi i saj. Për atë, në radhë të parë është një gjëndje, dhe jo permbajtje. Ajo ka një potencial të veçantë për të percjellë pa treguar, për te krijuar eksperiencë pa prodhuar ngjarje. Per Salën muzika është një shtresë tingujsh, që përmbledh harmoninë dhe frekuencat e ulta të saj, të cilat ndonëse bashkeudhetojnë me melodinë, në ndryshim nga melodia, i rezistojnë komunikimit dhe kanë vetinë të lenë mbresë pa lenë shenjë.
Për Salen, arti është ai që i reziston akomodimit dhe nuk bën kompromis me "shijet e stinës". Për te, veprat e artit që e ispirojnë janë ato që sfidojnë apo marrin në pyetje edhe vetë idenë e artit.
Punimet e Sales kan udhëtuar gjatë dhe ende vazhdojnë ndër muzetë dhe galeritë me prestigjioze në New York, Paris,Tokio, Londër, Berlin, Venecia, Milano, Roterdam, Hamburg, Mynih, Meksiko, Beograd etj.

Shtyp ketu te shohesh videon