Adrian Paci

Nga: Sabina Darova

Në vazhdën e kërkimit të  njohjes së artistëve shqipetarë bashkekohorë të diasporës, përkrah Anri Sala, bashkangjis edhe emrin e një artisti tjetër të njohur në nivel internacional, Adrian Paci.
Me vepren e tij, Paci zhvillon një rrugë të re arti, video arte nepërmjet të cilës na shtrëngon të aresyetojmë se çfarë do të thotë për sejcilin prej nesh ti perkasësh një kontesti, si reagojmë në permasat tona private në raport me çka ndodhet jashtë nesh, mbi raportin me rrënjët, jo shumë  e nevojshme mbi kushtet e emigrantit në kuptim të ngushtë, por në kuptim me të hapur mbi ç'orientimin dhe vështirësitë që has një individ për të gjetur shtëpine e tij.
Autobiografia është një pikë fillimi e punës së Adrian Pacit.
Lindur në Shkodër, në një ambjent artistësh, rritet mes punimeve të të jatit që e lë jetim në moshën 7-vjeçare. Që i vogël vendos me të një lloj marrëdhënie profesionale, të cilin e shoqëron gjatë gjithë jetës . Perfundon "Akademinë e Arteve" në Tiranë, dhe më pas nepërmjet një burse, ndjek studimet në kursin "Arte e liturgia" pranë "Institutit Beato Angelico" në Milano. Kthehet në Shqipëri dhe për disa kohë jep mësim në Universitetin e Shkodrës, historia e artit dhe estetikës. Për shkak të trazirave politike dhe ekonomike në Shqipëri, vendos të shpërngulet në Milano së bashku me familjen e tij.
Kjo eksperiencë lë gjurmë të thellë në jeten e tij. Arti për te bëhet një luks në të cilin duhet të investoje të gjitha energjitë, në përpjekje për mbijetesë personale e familjare, në punë nga ato me kontrastantet. Kur i kthehet piktures realizon shpejt që të gjitha vuajtjet , shqetësimet dhe gjendjet shpirtërore të atyre viteve nuk mund të shpreheshin vetëm nepërmjet shenjës grafike dhe ngjyrës, kështu që kupton që nuk mund të shtypi gjithë atë ngarkesë emocionale në një paraqitje statike edhe pse vazhdon të pikturojë telat me nje impakt real dhe të nje prerjeje fotografike,  Paci dallohet edhe tek video arte. Idea për videon e tij të parë, lind pothuajse aksidentalisht, ndersa dëgjonte vajzen e tij tre vjeçare që tregon largimin nga Shqiperia si të ishte një përrallë,  ku të cilës i pergjigjen nga një ekran ndryshe nga e saja, e vendosur pak më poshtë, të afermit e mbetur në Shqipëri. Paci me tone të ëmbla shpreh friken, shpresat e tija dhe të familjes,  dhe keshtu vendos të ndezi aparatin fotografik, duke krijuar nje konfeksion spontan fotosh e video duke ndaluar pamjet e duke prodhuar diçka që është larg nga një vepër arti e nga pretendimet intelektuale. Në fakt, video regjistron thjesht një lojë të pafajshme e femijerore, në të cilen kafshë magjike dhe figura të çuditëshme jetojnë në një botë të populluar nga ushtarë të forcave te shteteve të ndryshme, në një sintezë të dhimbshme kozmografike femijerore dhe të shëmtuar aktuale. Video e Pacit, prezantohet në një galeri të degjuar në Milano, vizionohet nga policia italiane ku e mbajnë në gjendje arresti, me dyshimin që është prodhues i pornografise së të miturve . Gjatë marrjes në pyetje i kërkohet shpesh që të provojë gjendjen e tij si artist. Paci kërkon që të ketë një kopje te videos që regjistrohet gjatë ketij momenti dhe e transformon të gjithë materialin në një vepër video art të titulluar " Believe I'm an artist" të cilen e ekspozon ne vitin 2005 ne MOMA të New Yorkut si një deklaratë ku kodet e artit bashkëkohor jane akoma të pakuptueshme nga njeriu i zakonshëm, veçanërisht nëse përdoren nga dikush që nuk eshte i klasifikuar qartësisht ne brendësi të një shoqërije, nga dikush që ndjehet me të drejta civile inferiore nga të tjeret.
Me një vepër tjetër " Home to Go", artisti paraqet nje Krisht modern, ku në vend të kryqit është i shtrënguarqë të mbajë çatinë e një shtëpije të kthyer mbrapsht, sikur të  jetë një palë flatrash, engjëll i renë nga pesha e madhe , ndërmjet vështiresive të spostimeve nga një vend në tjetrin dhe mundesisë për të shpëtuar.
"Jetë në tranzit" është një tjetër vepër e tij, ku figura njerëzore okupon një rol qendror në punën e tij e cila shndërrohet në një tregim, imagjinatë dhe shpresë, sëbashku me arsyen e lëvizjes konstante, si atë të popujve që kalojnë kufinjtë gjeo-politike ashtu dhe ato të kujteses personale. Marrin jetë historitë e të papunëve, njerzit që shkojnë në rrjesht drejt një aeroplani që do të zbresi në një qendër qendrimi të përkohshëm e shumë të tjerë. Në punimet e Adrian Pacit përzihen gjuhë të ndryshme, video dhe filmi. Ato përmbajnë shpesh sintezën pamore të pikturës dhe kjo ngjan sikur të ketë ritëm tregues të kinemase, duke ndjekur shpesh formatin e fotogramës, të fluksit të vazhdueshem të pamjeve e të strukturave në seri.
Paci, krijon vizione poetike e problematike të transformimeve politike dhe njerëzore. Ndër vite artisti ka amplifikuar kufij reale e metaforike të punës së tij, duke zbuluar tema universale siç jane humbja, levizja e personave në hapesirë  e në kohë.
Adrian Paci perfaqesohet nga galeria Kaufmann Repetto ne Milano dhe nga galeria Peter Kilchmann e Zyrihut.
Fitues i çmimeve në Bienalen e Venecias, ai ekspozon edhe në ekspozita të ndryshme të botës si Gjermani, New York, Londër, Spanjë, Stokholm, Paris, Montreal, Amsterdam, Milano, Modema etj.
Në lidhje me vendin e tij të lindjes, Paci realizon sëbashku me Melisa Pacin " Art House" , nje shtëpi të hapur për artin , me qëllim që të divulgoje artin bashkekohor nepërmjet kontributit të personaliteteve artistike të afirmuara nderkombëtare.
 

Shtyp këtu për të shikuar videon