Anton Argondiza

Përgatiti: Xhabir Tabaku.

 Xhabir Tabaku

Xhabir Tabaku

Kush ka qenë Argondiza? Ai ishte shqiptar nga gjaku. Antoni ka le më 26 Mars 1839 në Mbusat Itali. Ka qenë njeri me kulturë të thellë dhe talent të spikatur në laminë e letërsisë dhe gazetarisë. Mësimet i ka pas marrë në kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër. Më vonë u emrua si professor në po të njëjtin kolegj. Ka lëvizur andej-këndej si në Spanjë, Francë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Spanjë ka qenë më 1908 kurse pak vite më pare 1902 ka pas vizituar vendin e të parëve Shqipërinë. Kur ka qëndruar ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pas qenë aktiv në fushen e letrave. Ka hapur dhe drejtuar revisten “L’emigrato Italiano”

Që në rini ka pas filluar me shkrimet. Të shumten e tyre i ka në gjuhen Italiane por edhe në shqip. Sigurisht në dialektin e katundit te tij, por në nji shqipe të qartë dhe të pastër për kohën. Ka pas qenë shum aktiv në çeshtjet e gjuhesisë shqipe dhe antar me rëndësi në kuvendin gjuhësor të Corigliano-s, nga ku u ngarkua me detyren e drejtimit të revistës “Ili i Arbëreshëve”. Ka qenë edhe bashkëdrejtor i revistës “Rivista delle dradizioni popolari” si dhe nji numri të madh revistash dhe gazetash tjera. Nji ndër më të rëndsishme me të cilen pat bashkëpunuar intensivisht ka qenë revista e Corigliano-s “Popolano”. Ka qenë njohës i thellë i gjuhëve klasike si edhe i folklorit. Në lidhje me folklorin ka bashkëpunuar ngusht me revisten “Cronache della civilta eleno-latina”. Puna e tij cilësore sigurisht që do binte në sy dhe do i krijonte lidhje të forta me disa nga intelektualët e mëdhej të kohes si: Angelo De Guberantis (themelues i studimeve folklorike), Pasquale Villari, Cantoni etj. Shkrimet e tij janë të shpërndarë sa andej-kendej nepër revista dhe gazeta, por ka edhe dicka të përmbledhur në nji libret mbi Kolegjin e Shën Adrianit si dhe disa studime folklorike e gjuhësore në shqip e italisht. Gjithsesi ai mbetet nji ndër intelektualët arbëreshë të nji cilësie të lartë por disi i lënë në harresë. Agrondiza ka ndërruar jetë më 5 Mars 1918.

                                                                    Pa Mëmë

                                              Kur vash’ e vikrra (1) - bridhja te rruga

                                              Ca kreatura – (ju thajtët gjuha!)

                                              Se të më shqetësonin- më vejin nemë (2)

                                              “Të vdekt jot’emë! – të vdekt jot emë!”

                                              E nani ngosi (3), - ganjun (4) të liq,

                                              Se mëma vdiq!

1)      ………………………    e vogël

2)      ………………………    name/nëmë

3)      ………………………    tani ngopu

4)      ………………………    fëmijë